Rrjedha e Projektit

Zgjidh një hap për të lexuar shpjegimin e detajuar.

Kliko “Lexo më shumë” për të hapur shpjegimin e hapit.
Foto: Informimi

1) Informimi

Informimi i publikut dhe përgatitja për fazat në vijim.

Lexo më shumë →
Foto: Matjet në terren

2) Matjet në terren

Matjet kryhen në terren me metodën klasike (GPS + Drone fotogrametrik), në prani të kufitarëve të parcelës.

Lexo më shumë →
Foto: Përpilimi i lëndëve

3) Përpilimi i lëndëve

Lëndët përpilohen pranë Zyrave Kadastrale. Shpjegimin e detajuar e gjeni te menyja “Zyrat Kadastrale”.

Lexo më shumë →
Foto: Përpunimi dhe kontrolli

4) Përpunimi dhe kontrolli

Përpunimi i të dhënave dhe kontrolli i cilësisë sipas standardeve.

Lexo më shumë →
Foto: Shikimi Publik

5) Shikimi Publik

Shfaqja për verifikim publik dhe trajtimi i sqarimeve/komenteve.

Lexo më shumë →
Foto: Dorëzimi në AKK

6) Dorëzimi i të dhënave në AKK

Finalizimi i rezultateve dhe dorëzimi i të dhënave të përditësuara në AKK.

Lexo më shumë →

1) Informimi

Qëllimi i informimit është të njoftohen qytetarët për procesin, përfitimet, rolet e aktorëve dhe mënyrën e pjesëmarrjes.

Informimi realizohet përmes njoftimeve zyrtare, materialeve informuese dhe kanaleve të komunikimit të projektit. Qytetarët orientohen për hapat në vijim dhe për rolin e pyetësorit, si dhe për mënyrën e adresimit të çështjeve në zyrat kadastrale.

Kanalet e komunikimit janë si më poshtë:

  • Lajmërime në media lokale (radio, TV)
  • Njoftime publike (afishe/postera në vende publike dhe në zyrat kadastrale/komuna)
  • Shpërndarja e materialeve informuese derë më derë duke shpjeguar procesin e rindërtimit kadastral dhe mënyrën e plotësimit të pyetësorëve
  • Numri i telefonit +383 48 161 616 (Viber, WhatsApp) në ndihmë të pronarëve për shpjegimin e procesit por edhe në ndihmë të plotësimit të pyetësorëve
  • Rrjetet Sociale
  • Procesi i informimit kulmon me takimet me publikun në çdo Zonë Kadastrale

Ju lutemi të merrni pjesë në takimet me publikun sepse aty mund të kuptoni më shumë.

Takimet me publikun

Takimet me publikun do të zhvillohen në datat si më poshtë:

Këshillë: Në telefon mund të rrëshqitni majtas/djathtas për të parë të gjitha kolonat.
Data Dita Takimi 1 (18:00) Takimi 2 (20:00)
24.03.2026HënëHan i Elezit – PustenikHan i Elezit – Rezhancë
25.03.2026MartëKaçanik – StagovëKaçanik – Vataj/Dubravë
26.03.2026MërkurëRanillug – DomorocRanillug – Kërmjan i Poshtëm
27.03.2026EnjteKllokot – KllokotKllokot – Mogillë
30.03.2026PremteParteshë – Budrikë e PoshtmeParteshë – Pasjan
31.03.2026HënëViti – RadivojcëViti – Sadovinë e Çerkezëve
01.04.2026MartëViti – TërpezëGjilan – Livoç i Epërm
02.04.2026MërkurëKamenicë – MoçarKamenicë – Hogosht
03.04.2026EnjteKamenicë – Karaçevë e Epërme + e Poshtme (takim i përbashkët)Takim rezervë (Kamenicë/Karaçevë)
06.04.2026PremteKamenicë – PetrocGjilan – Dobërçan
07.04.2026HënëGjilan – BresalcGjilan – Shillovë
08.04.2026MartëGjilan 1+2 (takim i përbashkët)Takim rezervë (Gjilan)

Pas takimeve mund të vazhdoni të informoheni nëpërmjet këtij portali, numrit të telefonit i cili do të jetë aktiv gjatë gjithë projektit, por edhe në Zyrat Kadastrale në zonën tuaj.

2) Matjet në terren

Qytetarët ftohen të bashkëpunojnë gjatë vizitës në terren, në mënyrë që kufijtë dhe elementet relevante të verifikohen në vend.

Matjet gjeodezike për parcelat kryhen në terren me metodën terrastiale (GPS), ndërsa ndërtesat me metodën fotogrametrike (dron) — metodë e kombinuar.

Çfarë kërkohet nga qytetarët:

  • Duhet të japin pëlqimin e tyre për matjet në terren.
  • Duhet të verifikojnë dhe t’i shënjojnë qartë kufijtë në terren.
  • Duhet të jenë të pranishëm në momentin e matjes së bashku me kufitarët e parcelës.
  • Duhet të firmosin proces-verbalin e terrenit.

Shënim: Kontestet e kufirit, nëse nuk zgjidhen me marrëveshje ndërmjet palëve, nuk do të trajtohen në këtë projekt. Palët duhet t’i drejtohen gjykatës.

3) Përpilimi i lëndëve

Lëndët përpilohen pranë Zyrave Kadastrale. Shpjegimin e detajuar e gjeni te menyja “Zyrat Kadastrale”.

Përpilimi i lëndëve (rasteve) realizohet pranë Zyrave Kadastrale, ku organizohet dokumentacioni dhe përgatiten materialet shoqëruese për fazat në vijim.

Për sqarime praktike rreth paraqitjes në zyrë dhe mënyrës së adresimit të çështjeve, shihni faqen në meny: “Zyrat Kadastrale”.

4) Përpunimi dhe kontrolli

Përpunimi i të dhënave dhe kontrolli i tyre është një proces teknik që kryhet nga OE dhe QC. Pronarët rezultatet do t’i shohin dhe verifikojnë gjatë Shikimit Publik.

Përpunimi përfshin organizimin dhe konsolidimin e të dhënave, ndërsa kontrolli i cilësisë verifikon përputhjen me standardet dhe rregullat e projektit.

5) Shikimi Publik

Rezultatet shfaqen për verifikim publik do t’i gjeni pranë Zyrave Kadastrale.

Gjatë shikimit publik qytetarët kanë mundësi të shohin dhe verifikojnë rezultatet për pronat e tyre, të kërkojnë sqarime dhe të paraqesin komente apo ankesa. Këto trajtohen rast pas rasti dhe do të njoftoheni për vendimmarrjen.

Shënim: Ju do të njoftoheni për fillimin e Shikimit Publik me të gjitha mënyrat e komunikimit 15 ditë përpara fillimit të këtij procesi.

6) Dorëzimi i të dhënave në AKK

Pas finalizimit, të dhënat e përditësuara dorëzohen në AKK për integrim dhe ruajtje zyrtare.

Rezultatet përfundimtare përgatiten për dorëzim, bashkë me dokumentacionin shoqërues. AKK i pranon dhe i integron të dhënat sipas procedurave të brendshme dhe standardeve teknike. Pas përfundimit të kësaj faze projekti quhet i përfunduar dhe ju mund të merrni dokumentat e pronësisë të përditësuara.